AKTUALITET, 6 Janar 2025, 21:50

"Rama po i shkel qytetarët me këmbë përditë, ju merreni me fantazitë e Berishës", Mërtiri debaton me Këlliçin për opozitën

"Rama po i shkel qytetarët me këmbë përditë, ju

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën dhe analisti Ergys Mërtiri debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për angazhimin e opozitës për t'iu kundërvënë SPAK-ut, që ka ngritur akuza ndaj kryetarit të opozitës, Sali Berisha. Ndërsa Mërtiri u shpreh se kjo e dëmton shumë opozitën dhe i shërben Ramës, Këlliçi deklaroi se Berisha po fakton lidhjet e qeverisë me krimin.

Pjesë nga biseda

Këlliçi: Zoti Berisha nuk ka mundësi të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat. Është ish-titullar i shtetit dhe as nuk ka ndërmend të arratiset. E di adresën e zotit Berisha çdo njeri gjatë ditës.

Mërtiri: Pse e ke këtë siguri?

Këlliçi: O Ergys po të kemi një fije logjikë normale. Ti mund ta urresh sa të duash Berishën.

Mërtiri: Jo unë nuk e urrej fare.

Këlliçi: Por edhe kur e kundërshton dhe i del kundër, dili me logjikë.

Mërtiri: Unë Berishën e kam votuar edhe kur nuk e kam dashur.

Këlliçi: Është çmenduri, ti mund të jesh kundër Berishës sa të duash, por të flasim me logjikë.

Mërtiri: Vetëm Ramës i shërbeni me këtë. Rama sot ka bërë festë. Ka kaq ditë dhe kaq netë.

Këlliçi: Dakord, do të shkojmë te Veliaj?

Mërtiri: Gjithë lajmet që ka prodhuar Berisha me SPAK, u arrestua, s’u arrestua, mori masë nga SPAK, u shkel s’u shkel gjykata, pa fund emisione, debate, ka marrë kohë televizive që mund të harxhohej me Ramën dhe Berisha me çështjen e vet me SPAK-un, po sposton vëmendjen nga qeveria. Sot nuk u mor njeri me qeverinë, p.sh. Kjo që bëri sot Berisha është një skenar që ai që e sheh e beson apo nuk e beson. Nuk është kritikë reale për qeverinë.

Këlliçi; Çfarë thua mo? Ai po fakton lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm me krimin e organizuar, ti thua...

Mërtiri; Duhet faktuar. 

Këlliçi; Po ta faktojë SPAK-u. Se i kanë fshirë nga dosjet.

Mërtiri: Ajo që po them unë, që në këtë vend, ku kemi një qeverisje mizerabël, që Rama po i shkel qytetarët me këmbë përditë, ju merreni me fantazitë dhe konspiracionet e zotit  Berisha. Nuk është kjo opozita Belind, kështu vetëm fiton Edi Rama.