AKTUALITET, 22 Prill 2024, 16:17

Rama si kursen batutat në Kamëz: Më parë kur vinte kryeministri ia fusnin dy gishtat në sy

Rama si kursen batutat në Kamëz: Më parë kur vinte

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit. “Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar. “Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.

“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi. “Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy, përfundoi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.

 “Si shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet?”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”. Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”.