TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ali Ahmeti është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Tiranës, ceremoni që u mbajt në Bashkinë e Tiranës.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar nderi disa personalitete, mes tyre edhe kryeministri Rama, i cili mbajti fjalën për dhënien e titullit.
"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot!", tha Rama në krye të fjalës së tij, me gjasë një kunjë edhe për kryebashkiakun, që po përpiqet me të gjithë mjetet të tregojë afrimitet me kryeministrin, pas paraqitjes shtatë orë në SPAK.
Ceremonia në nder të Ali Ahmetit, mbahet pikërisht në momentet kur Bashkia e Tiranës po kalon një furtunë, pas arrestimit të kupolës drejtuese të saj, njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, me dyshimin se janë përfshirë në afera korruptive me inceneratorin e Tiranës dhe aferën 5D.