AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 13:09

Rama: Qeverinë e kemi me qira. Japim 10 milionë euro në vit për godina! Shteti vazhdon paguan akoma ata gjyqtarë që kanë ikur nga vettingu

Rama: Qeverinë e kemi me qira. Japim 10 milionë euro në vit

Kryeministri Edi Rama thotë se shteti vazhdon ende të paguajë për ata gjyqtarë që janë larguar nga vettingu. Sipas tij, ky është një shqetësim, pasi nëse ato para do ti jepej sistemit të drejtësisë, do të kishin ambiente më të mira pune.

Rama tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk duhet të abuzojnë me faktin se janë të pavarur dhe të kërkojnë çfarë të duan.

“Lekët nuk janë as tonat as tuajat, por janë të shtetit. Nëse sistemi abuzon me faktin që jemi të pavarur dhe duam të kërkojmë, duam të shtojmë dhe duam të bëjmë…sepse po shikoja sa paguan shteti për ata që kanë ikur nga vettingu, është histori më vete. Edhe ata marrin një pjesë të këtyre zyrave.

ikur shteti të mos paguante gjykatësit që kanë ikur nga vettingu, ne mund tua jepnim ato para dhe ju mund të merrnit me qira zyra shumë të mira, por i marrin ata akoma e sot që flasim.

Dhe ka akoma e sot gjyqe që pretendojnë të marrin para për shkak se janë larguar nga vendi i punës. Këto janë gjera që të gjitha bashkë shkojnë në një terësi parash që rëndon”, u shpreh kryeministri.

Më tej ai u ndal edhe tek qiratë që paguan shteti për institucionet qeveritare: “Sot paguajmë, ne si qeveri mbi 10 mln euro qira në vit. Në dy vjet bëhen 20 mln euro e radhë. Por shpresojmë që duke ndërtuar këto zyra, të paktën qeverinë të mos e kemi me qira, se është qesharake. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin tuaj, të mos e kemi me qira”.