AKTUALITET, 30 Nëntor 2024, 13:54

Rama për vrasjen e Martin Canit: Tragjedi që u përdor për interes politik e biznes mediatik, duke krijuar konfuzion! Shqipëria është një nga vendet më të sigurta

Rama për vrasjen e Martin Canit: Tragjedi që u përdor për

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit në Fier tha se tragjedia e ndodhur në familjen Cani, me vrasjen e djalit të tyre Martinin po përdoret nga të tjerë për të konfuzuar qytetarët.

Ai u shpreh se shkollat në vendin tonë nuk janë të pasigurta siç po dezinformohet, ndërsa vuri theksin se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë.

Rama: Është një tragjedi, është marrë dhe vijon akoma përdoret si material, të gjejmë material për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik luftë për pushtet ose biznes mediatik, të krijoj audiencë sa më shumë, të mbledh sa më shumë njerëz duke treguar të rrëfej në mënyrë katastrofike që filmi të mbajë njerëzit pas ekranit, dalin bëjnë histori, gjatë këtyre ditëve është stimuluar ndjenjë e madhe pasigurie a thua se këtu në shkolla fëmijët shkojnë e s’dihet a s’kthehen, që nuk është rasti në aspektin e sigurisë, nëse dëgjoni të gjithë të huajt, apo shqiptarët Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin, një nga vendet më të sigurta, një nga arsyet kryesore pse turistët pëlqejnë Shqipërinë. Në Londër nuk ecet dot në rrugë nëse ke një orë me një vlerë të caktuar, nëse ke një çantë të shtrenjtë në krah.

Më tej shtoi se Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të sigurta, jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët shpesh e krahasojnë pozitivisht me metropolet evropiane si Londra apo Parisi, ku ndjenjat e pasigurisë janë më të larta.

'Sigurisht sporti një nga ilaçet. Për 1001 arsye. Dua të qëndroj tek një pikë tjetër. Kur një tragjedi merret dhe përdoret si material, për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik ose biznes mediatik. Domethënë të krijojë audiencë sa më shumë. Duke treguar dhe ta tregojnë sa më katastrofike që të mbahen njerëzit pas ekranit. Dalin bëjnë moral dhe tregojnë historia dhe dalin të paguar nga të tjerë. Në këto kushte gjatë gjithë këtyre ditëve është stimuluar një ndjenjë pasigurie se në të gjitha shkollat, fëmijët shkojnë dhe s’dihet a kthehen.

Nuk është rasti. Nëse dëgjon të gjithë të huajt, Shqipëria nga vendet më të sigurta. Një nga arsyet pse turistët e duan Shqipërinë. Takoj të huaj, dhe thonë si ka mundësi. Nuk është ky realiteti në qytetet e mëdha të Europës. Në Londër nuk ecet në rrugë nëse ke një orë në dorë që ka një vlerë, nëse ke një çantë në krahë. Në fund të ditës gjithë procesi i bashkëjetesës së shoqërisë është një proces ngjarjesh, problemesh që nuk janë zgjidhur', tha Rama.