AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 20:38

Rama për gazetarin italian: Protestat? Jeta vazhdon, punët ecin përpara! Unë gjunjëzohem vetëm para Giorgia Melonit

Rama për gazetarin italian: Protestat? Jeta vazhdon, punët ecin

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Teksa doli nga takimi me banorët, Rama u përballë me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.

Në përgjigjen e tij Rama tha se “Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara”.

Pyetur nëse u gjunjëzohet liderëve të huaj, Rama tha: “Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.”

Gazetari tentoi duke përmendur Donald Trump dhe vajzën e tij, Ivanka, por kryeministri u përgjigj se nuk është gjunjëzuar para tyre.

Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Gazetari italian: A është e mundur të investohet në Shqipëri?

Gazetari italian: Sepse ka protesta.

Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.

Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve?

Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.

Rama: Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.

Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…