AKTUALITET, 27 Mars 2026, 14:36

Rama nxjerr pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

Rama nxjerr pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e procesit të lirimit të hapësirave publike në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, duke i hapur rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3.

Sipas Ramës, ky hap konsiderohet kyç për vijimin e investimit, i cili synon transformimin e zonës bregdetare dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në Vlorë dhe zonat përreth.

Projekti Lungomare 3 parashikon rikualifikimin e vijës bregdetare nga Vlora drejt Radhimë dhe Orikum, me synim krijimin e hapësirave publike moderne, shëtitoreve dhe faciliteteve për pushuesit.

Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, duke e kthyer atë në një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit shqiptar. "

????Mbyllet lirimi i hapësirave publike, që i hap rrugë realizimit të plotë të projektit Lungomare 3 - Vlorë•Radhimë•Orikum, i cili po e transformon vijën bregdetare në atë zonë☀️????????????See less", shkruan Rama.