TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.
Nga atje Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili sipas tij është një prioritet për të cilin vendi do duhet të realizojë “detyrat e shtëpisë”.
“Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE.
Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, tha Rama.
Rama, ka folur ndër të tjera dhe për mikpritjen e shqiptarëve, duke u ndalur tek fshehja e hebrenjve pas Luftës së dytë Botërore. Kryeministri u shpreh se shqiptarët janë shumë mikpritës, dhe për të ngrënë mirë mund të ndalosh kudo, ndryshe nga Gjermania.
Më tej ai theksoi se mikpritja nuk është një shaka për ne, por fe.
“Ne jemi myslimanë, jemi katolik, ortodoksë. Feja jonë mbi të gjitha fetë është mikpritja! Në kodin e parë të shkruar të Shqipërisë, fjalia më e rëndësishme është shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe të mikut, jo vetëm atij që ti fton, por e kujtdo që të troket në derë!”, tha ai.
Më tej, kreu i qeverisë është shprehur se kjo e ka bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që numëronte më shumë hebrenj pas Luftës së dytë Botërore, sepse ndërkohë që hebrenjtë largoheshin nga vendet e tjera, vinin Shqipëri për tu mbrojtur nga shqiptarët.
“Në Kanun një nga krimet më të rënda është të tradhtosh mikun, në të kundërt je i mallkuar”, tha ai.
Edi Rama: Një gjë për të cilën jam krenar, është se jemi bërë një qendër arkitekturore. Tirana është një qytet që të gjithë duhet ta vizitoni, sepse kurrë nuk do të pendoheni do të jetë një surprizë e bukur. Ne kemi një ushqim më të mirë se në Gjermani, kjo nuk ka asnjë diskutim.
Që të hash mirë në Gjermani duhet të shkosh në një restorant të mirë, ndërsa për të ngrënë mirë në Shqipëri mund të ndalosh kudo. Jemi shumë mikpritës, nëse ju ka marr malli për puthje dhe përqafime, mund të vini. Shoh një zotëri hebre në sallë, dhe dua t’ju them diçka. Mikpritja nuk është shaka për ne, mikpritja për ne është fe. Ne jemi myslimanë, jemi katolikë, ortodoksë.
Feja jonë mbi të gjitha fetë është mikpritja! Në kodin e parë të shkruar të Shqipërisë, fjalia më e rëndësishme është shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe të mikut, jo vetëm atij që ti fton, por e kujtdo që të troket në derë! Kjo e ka bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që numëronte më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore, sepse ndërkohë që hebrenjtë largoheshin nga vendet e tjera, vinin Shqipëri për tu mbrojtur nga shqiptarët.
Edhe nëse pas asaj dere është armiku nuk e qëllon dot, dhe nuk mund ta prekësh përderisa është brenda perimetrit të pronës tënde. Në Kanun një nga krimet më të rënda është të tradhtosh mikun, në të kundërt je i mallkuar.