TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku siç tha ai “Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean”.
“Akoma sot edhe brenda nesh, brenda grupit parlamentar, lerë më brenda partisë e pastaj opinionit, nuk ka një kuptim të qartë se çfarë do të thotë në kuptimin e sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja me kusht për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe më pas përfshirje në një realitet të ri siç është tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë ujë në oqean.
Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që ti japim mundësinë vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret e të qenit bashkë në një familje evropiane.
Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen që prodhon prodhimet ushqimore. Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE”, tha Rama.