AKTUALITET, 3 Dhjetor 2024, 09:45

Rama "merr malet", poston pamjet e Gramozit të mbuluar nga dëbora: Nisën aktivitetet për një sezon të mbarë turistik

Rama "merr malet", poston pamjet e Gramozit të mbuluar nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.