TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej orës 11:00, në selinë e Partia Socialiste po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar, ku janë të pranishëm deputetët socialistë, anëtarët e kabinetit qeveritar, si dhe disa drejtues institucionesh, mes tyre edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Megjithatë, nga pamjet e siguruara brenda sallës vihet re se Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, të njohur si dy nga zërat më kritikë brenda socialistëve, janë ulur në fund të sallës, larg kryeministrit Edi Rama.
Spiropali ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje publike me kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, për mungesën e saj në seancën e 12 marsit, ku u votua për çështjen e imunitetit të Belinda Balluku. Ndërkohë, edhe Braçe ka shprehur kritika të vazhdueshme për problematika të ndryshme, përfshirë krizën e naftës dhe rritjen e çmimeve.
Socialistët pritet të nisin nga java e ardhshme një tur komunikimi me qytetarët. Ky tur do të zgjasë deri më 12 qershor, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Ai konsiderohet si një hap paraprak në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të pranverës së vitit të ardhshëm.