AKTUALITET, 31 Mars 2026, 12:24

"Rama kërkon të rikthejë Komitetin Qëndror"/ Propozimet e PD, Berisha: Të rikthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë

"Rama kërkon të rikthejë Komitetin Qëndror"/

Kreu i PD, Sali Berisha ka një propozim për Reformën Territoriale, ku thotë se në Shqipëri dhe të kthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë.

Gjatë mbledhjes së hapur që po mban PD sot në kuadër të Reformës Territoriale, Berisha thotë se kjo është thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.

“Franca numëron 36 mijë komuna, potenciali më i madh bujqësor i Europës, dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me përparësi në zonat kodrinore malore shërbimet dhe komunat si thirrja dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori.

Duhet të përcaktohet numri i banorëve për bashkitë në qytetet satelite të qyteteve të mëdha. Duhen të rikthehen bashkitë apo komunat, sido që të jetë termi. Kamza është qyteti i gjashtë në Shqipëri sipas censusit të 2011. Duhet të krijohen bashkitë në mënyrë që aty ku është e mundur.

110 mijë banorë ka Sukthi, tani është i shuar. Sukthi është dy herë sa Shijaku për numër banorësh, por për Edi Ramën nuk ka rëndësi. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për një hartë që duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike ku të ketë dy parime: shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit”, tha Berisha.

Në takimin e Partisë Demokratike për Reformën Territoriale, kryetari Sali Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PS-së, që u mbajt ditën e shtunë.

Kryedemokrati theksoi se Rama kërkon që të rikthejë Komitetet qendrore në partinë e tij të krimit. Sipas tij, ai po përpiqet që të shpikë çdo gjë për të “mbijetuar” politikisht, ndërsa shtoi se e ka të kotë pasi është në “kohërat e fundit”.

Berisha po ashtu u shpreh, se në kuadër të propozimeve të tyre të reformës territoriale, PD kërkon që rajonet e vendit të ndahen sipas modelit të vendeve të BE.

“Të bëjmë një përpjekje të madhe për një hartë që duhet të bazohet në kritere shkencore, demografike, territoriale dhe të ketë dy parime themelore, shërbimet ndaj qytetarit dhe zhvillimin e vendit. Zvicra paguan fshatarët për të qëndruar në zonat ku janë me një kontratë rigoroze për shërbimin shëndetësor. Me reformën tonë, do të kemi parasysh këto kritere. Ky merr masa që të largohen. Së dyti, rajonet.

Ky e ka mendjen te komitetet ekzekutive, do me i kthyer. Ky tani, i zhveshur nga çdo lloj njohurie për qeverisjen përveç atyre që ka trashëguar nga etërit e tij, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, tema ishte raporton ministrja e parlamentit. U kthye Komiteti qendror. Nuk mbaj mend, në Byro politike po, por nuk di nëse në komitetin qendror të partisë së krimit raportojnë ministrat apo jo. Po është në kohërat e fundit dhe përpiqet të shpikë çdo mënyrë për të mbijetuar.

Ne nuk kemi punë me komitetet ekzekutive, por ne jemi për të zbatuar të gjithë të drejtat kushtetuese të qeverive vendore. Decentralizimi dhe dekoncentrimi. Keni për të parë se përsëri, të gjithë pushtetin, do ta ketë në një dorë dhe të gjitha agjencitë pas kadastrës, do të mblidhen në Tiranë, dhe do të dërgojë Diellën. Ndaj edhe ne i qëndrojmë rajoneve të ngritura sipas modelit të vendeve anëtare të BE. Janë të domosdoshme, duhet të jenë në të gjithë kapacitetet për t’iu përgjigjur Evropës së rajoneve.”, u shpreh Berisha.