TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi nga Kuvendi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka kapur vetëm shqiptarët, por edhe shpirtin e socialistëve të ndershëm.
E ndalur tek skandali me ish-agjentin e FBI-së, Kryemadhi u shpreh se Rama e ka përdorur McGonigal për të kërcënuar ish ministrat dhe deputetët e tij, por edhe bizneset shqiptare.
“Shumë mirë që do të vijë të na sqarojë. Uroj që deri më 2 mars të mos keni përjashtuar treçerekun e deputeteve.
Uroj që të reagojnë deputetet socialistë dhe e them këtë me bindje sepse Edi Rama nuk ka kapur vetëm shqiptarët, por ka kapur edhe shpirtin e socialistëve. E di që pjesa e atyre që nuk kanë lidhje me PS, do të thonë “ç’të lidh ty?” -Nuk me lidh asgjë me atë çfarë ka ngelur aty, por më lidh me moralin e socialistëve të ndershëm, për të cilët Rama edhe sot McGonigalin e ka përdorur për të kërcënuar ish – ministrat e tij, deputetët e tij dhe drejtorët e tij. McGonigalin e ka përdorur Rama për të kërcënuar bizneset shqiptare dhe përmes bizneseve shqiptare gjithë ekonominë shqiptare. Rama e ka përdorur McGonigalin për të ndryshuar pozicionin e lidershipit të Shqipërisë në Rajon dhe për të fuqizuar rolin e Serbisë.
Rama e ka përdorur McGonigalin edhe për të zhvlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe e ka zhvlerësuar. Të gjithë e dimë si e mori në qafë ish-Presidentin e Kosovës dhe shumë luftëtarë të UCK-së që sot dergjen burgjeve të Hagës. Shkaktar është Rama dhe ai do të mbajë përgjegjësinë për këtë në histori.
Vërtet mund të kontrolloni sistemin e drejtësisë, por revoltën e qytetarëve nuk e kontrolloni dot. Edhe po e shiti dikush nga opozita, do të jetë më e dhimbshme kur ju blen revoltën”, tha ndër të tjera Kryemadhi.