AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 20:52

“Rama ik!” – Bulevardi plot nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

“Rama ik!” – Bulevardi plot nga protestuesit, nis marshimi

Ka nisur zyrtarisht marshimi i madh i qytetarëve, të cilët pasi janë grumbulluar masivisht në bulevard, janë nisur drejt rrugëve kryesore të Tiranës.

Në mbarë aksin kryesor të Tiranës ushtojnë thirrjet e njëzëshme “Rama ik”, "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe kabinetit të tij.

Protesta pritet të vijojë, duke ndjekur skenarin e njëjtë të ditëve të mëparshme.