TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga mbledhja e djeshme e takimit të zgjeruar të grupit socialist. Kryeministri Rama nuk e ka fshehur shqetësimin e luftës së brendshme brenda PS.
Sipas burimeve Rama mësohet të ketë thënë që “nëse nuk ruajmë imunitetin dhe të kemi qëndrime të unifikuara, PS rrezikon të fragmentizohet më keq se kundërshtarët”.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur gjithashtu se në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit, socialisti Erion Braçe gjatë fjalës së tij, është vetëofruar si kandidat për Bashkinë e Tiranës, deri tek mundësia për te dalë si kandidat i pavarur.
Pas kësaj deklarate, ku fjalët e tij kanë qarkulluar brenda PS-së, Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e hapjes në parti. Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në!
Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS, që u mbajt të shtunën në Pallatin e Brigadave, thonë se Braçe u shpreh se, “siç e kuptuat dhe vetë, kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë.
“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu.
Braçe u zhvendos nga zona elektorale e tij në Divjakë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit, siguroi mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.