TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëkryetari i “Nisma Thurje”, Pano Soko, duke komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për hedhjen e policit Azbi Spahiu nga pallati 11-katësh, u shpreh i revoltuar se ai është zv/ministër si të tjerët se ministri është Rama. Soko tha se kanë dërguar shkresë që të premten dhe ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë histori ishte qëndrimi i ministrit, më fal i zv.ministrit të Brendshëm, se qeveria jonë nuk ka ministra, se ministri është ai. Këta janë zv.ministra që ai i përdor si letra higjenike, që mbaron njëri dhe e zëvendëson me një të re. Unë nuk e di ku e gjen forcën ky për të bërë prepotentin, një prepotent me çizme, që thua se ky i ka mbajtur me bukë njerëzit. Çfarë i duket vetja këtij ministri? Ky kloun letrar në këtë rast, një anonim patetik që nuk e njeh njeri që sikur ka kapur qiellin me dorë. U bë ky të etiketojë njerëzit. Ky të japë hollësi çfarë ka ndodhur më policin. I kemi nisur një shkresë që të premten dhe nuk është kujtuar njeri të kthejë përgjgije, por të sjellë shkresën se do tia kalojmë ne materialet prokurorisë. Edhe nëse familja e policit heq dorë do t’ia çojmë ne prokurorisë materialet se këtu është për t’i fshehur ditën me diell”- tha Soko.