TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin. I cili është një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë e inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë e trupit diplomatik.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe për rëndësinë që ka kushtimi i vëmendjes ndaj mbrojtes digjitale dhe jo vetëm asaj ushtarake. Duke u ndalur tek rasti i projektit në Zvërnec për të cilin tha se “u bë qendra e një stuhie digjitale”.
“Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një projekt për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë, u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit, si një fakt i provuar. Korrupsioni u shpalll i vërtetuar para se të ekszistonte ndinjë provë. Teoritë konspirative u shumëfushuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërtetat, dhe të vërtetat u bënë dogma. Dhe kushdo që kërkonte për prova trajtohej si i dyshuar” u shpreh ai ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Çfarë vlerë do të kishte qendresa ushtarake nëse qëndresa demokratike bie? Çfarë vlere do të kishte siguria territorial, nëse qytetarët humbasin gradualisht në aftësinë për ttë dalluar faktet nga sajesat, miqtë nga armiqtë, interesat e përbashkëta nga interesat e kundërta?
Sfida e ardhshme e madhe e sigurisë mund të mos jetë një ushtri që kalon kufirin, por një ortek gënjeshtrash i fuqishëm sa të çajë vetë arkitekturën e jetës demokratike. Dhe ndryshe nga sulmet konvencionale, objektivi nuk është pushtimii i teritorit. Objektivi është të pushtohet perceptimi. Të dobësohet besimi. Të ndahen shoqëritë. Të paralizohet vendimmarra demokratike. Të bëjë qytetarët të dyshojnë e fajësojnë gjithëkënd që i përfaqëson dhe gjithçka përvëç klanit të tyre digjital.
Europa nuk ka nevojë vetëm për mburojë kundë rraketave. Por edhe për epokën e algoritmeve. Edhe nëse do të më duhej se nga ku duhet t’ia nisja do t’ia nisja nga kjo e dyta.
Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një projekt për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë, u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit, si një fakt i provuar. Korrupsioni u shpalll i vërtetuar para se të ekszistonte ndinjë provë. Teoritë konspirative u shumëfushuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërtetat, dhe të vërtetat u bënë dogma. Dhe kushdo që kërkonte për prova trajtohej si i dyshuar.
Nuk e përmenda këtë sepse vet projekti ka rëndësi për Europën, ka, por ajo që ka më shumë rëndësi është ajo çka zbuloi ky episod. Indinjata prodhoi milona shikime para se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narativat bënë xhiron e botës para se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk ëstë më një fenomen i Shqipërisë është europian, amerikan, demokrat.
Dhe nëse denokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, ato do të humbasin herët a vonë, diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik. Besimin e demokracia ia vlen.