AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 16:44

Rama e krahasoi me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me shpendin “sqep këpucë”

Rama e krahasoi me “bufin e kënetës”, Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit e krahasoi kreun e PD-së me bufin e kënetës.

Në një lidhje live nga Kuvendi, Berisha u shpreh se Rama është lëshuar në një gjuhë shtazësh, shpendësh e kafshësh, ndërsa ndau dhe një mesazh nga qytetar.

“Më tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”, lexoi Berisha.

Berisha: Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është.