TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “avokatin më të egër” të kombit shqiptar.
Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati përmendi disa raste që sipas tij, kryeministri ka vepruar kundër interesave shqiptare, ndërsa shtoi se pas nisjes së luftës në Ukrainë, ai ka insistuar nëpër samite që Serbisë të mos i kërkohej që të vendoste sanksione ndaj Rusisë që nisi agresionin.
“Sot në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb, njëkohësisht edhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave, fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi. Një ndër analistët më të shquar të Evropës e ka quajtur Ramën për shërbimet që ka bërë Serbisë, si kryeministri më të mirë i këtij vendi pas Nikolla Pashic.
Pas Enver Hoxhës, që deklaronte me krenari se Kosovën ia lamë serbëve, Edi Rama në këto vite pushteti, është tradhtari më i madh i Kosovës dhe kombit shqiptar. Si argat i Vuçiçit, u angazhua direkt në projektin e ndryshimeve kufijve dhe ndarjes së Kosovës. Pas dështimit të këtij projekti, bashkë me padronin e tij Vuçiç dhe veglën e tyre Zajev, themeluan mini Shengenin, në hartën zyrtare Begrad-Tiranë-Shkup, Kosova paraqitej e integruar brenda hartës së Serbisë së madhe…
Rikthimin në një farë mënyre të mini Jugosllavisë, përfundoi në koshin e turit të historisë pasi u hodh poshtë nga vendet e tjera të rajonit dhe BE. Rama u bë avokati më i turpshëm të Vuçiç dhe Rusisë së vogël në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë, ndërkohë që BE dhe NATO, vendosën sanksione ndaj Rusisë, Rama kalonte nga samiti në samit duke hequr çdo masë dhe insistuar që Serbisë të mos i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë me argumentin absurd se Beogradi nuk mund ti zbatojë ato dhe të mos i kërkohet e të mos i zbatojë.”, tha Berisha.