AKTUALITET, 17 Prill 2026, 20:10

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral (VIDEO)

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli

Në protestën e sotme të opozitës nuk munguan mesazhet e ndryshme të qytetarëve, të shfaqura përmes pankartave.

Slogane si “Qeveri e krimit”, “qeveri teknike” dhe “karteli narko-elektoral” u panë gjatë tubimit, të shoqëruara edhe me foto të zyrtarëve të ndryshëm, të cilët opozita i akuzon si të përfshirë në korrupsion. Në këtë protestë, opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, e cila vijon të kërkojë dorëheqjen e qeverisë.