AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 22:16

Qori debat me Haxhiun për Zvërnecin: Shihni ëndrra me miliarderë! Po shqiptarët të lahen në kanal?!

Qori debat me Haxhiun për Zvërnecin: Shihni ëndrra me

Arlind Qori ka debatuar me Baton Haxhiun lidhur me investimin në Sazan. 

Gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", Qori deklaroi se qeveria sheh ëndrra me miliarderë, ndërkohë që shqiptarët po e humbasin bregdetin dhe nuk do të kenë më vend ku të shkojnë në plazh. 

Arlind Qori: Nëse bregdeti do të ndërtohen nga miliarderët, ku do të shkojnë shqiptarët? Një vend bregdetar ku 2 mln vetë nuk shkojnë dot në plazh? Ku do të shkojë populli?

Baton Haxhiu: Kurrë s'ta jap votën kështu.

Arlind Qori: Nuk ka rëndësi se kujt ja jep votën ti. Në ëndrrat tuaja me miliarderë, doni që ne të gjithë të shkojmë në një kanal të vogël dhe të lajmë njëri tjetrin.

Baton Haxhiu: GDP rritet me këto projekte. 

Arlind Qori: Kjo është kështu, ti ha dy pula, unë agjë, dhe mesatarisht kemi ngrënë 1 pulë e gjysmë...

Baton Haxhiu: Retorika politike e këtij ështe e tillë. Shqipëria nuk zhvillohet kështu, është e majtë e viteve 60.