TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Lapraka, ku po mban takimin radhës në kuadër të Foltores, theksoi se qeveria e Edi Ramës ka vjedhur më shumë sesa çdo regjim tjetër.
Sipas tij, qeveritarët e kanë kthyer mundin dhe djersën e qytetarëve në pasuri të pamasë dhe se vetëm tre drejtorë të bashkisë së Tiranë kanë një hotel 20 katësh në plaz që shkon në 70 milionë euro.
“Ne hyjmë në këtë janar në vitin e 13 të opozitës, të përballjes me një regjim antishqiptar, që sa asnjë regjim tjetër në tërë historinë kombëtare pakësoi në 10 vite shqiptarët më shumë se në çdo epidemi. Kjo është goditja më e rëndë dhe e tmerrshme që ka marr Shqipëria dhe kombi shqiptar. Në 10 vite përzuri nga Shqipëria 1 mln shqiptarë vetëm në zonën e Shengen, pa llogaritur të tjera n SHBA, Kanada, vende të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme. Ne u përballëm në këto 13 vite me një regjim, i cili plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër në histori shqiptarët. Në rast se diktatori mizor paranojak Enver Hoxha, paratë dhe djersën e shqiptarëve e shndërroi në bunker e tunele këta qeveritarë, djersën e mundin tuaj e shndërruan në parajsë, konto miliona qindra milionëshe, në vila, hotele e pasuri të pamasë. Nuk ka regjim më mizor që kaluam, por iu them këtu se e gjithë byroja politike e Hoxhës në 45 vite nuk ka vjedhur saç kanë vjedhur tre drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe ndërtojnë hotelin 20 katësh në plazh që shkon të paktën 70 mln euro.”, tha ai.