TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sportive online në vend. Agjencia për Media dhe Informim, ka njoftuar se ky vendim është miratuar në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua më 11 mars të vitit 2026.
Ky vendim ka si qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara. Në vendim parashikohen një sërë kriteresh teknike dhe kërkesash minimale që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet përmes të cilave ofrohen bastet sportive online.
Në mënyrë që të garantohet aksesi i ligjshëm në këto platforma, të parandalohen lojrat e paligjshme dhe të mbrohen të dhënat personale, janë përcaktuar rregulla të qarta për identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve.
Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe transaksioneve financiare. Kjo duke përcaktuar se çdo veprim financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse shtetërore.
Qeveria njoftoi zyrtarisht:
•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:
a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;
b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;
c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse.