TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi protestën qytetare si më të bukurën dhe më historiken. Qori u shpreh se qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe protesta është kundër establishmentit të vjetër Rama-Berisha.
“Protesta vijon të jetë e madhe, e bukur dhe historike. Janë të rinj, qytetarë të profesioneve të ndryshme, që kërkojnë një Shqipëri të re. Këtu janë mbledhur përfaqësuesit e një Shqipërie të re.
Jam i impresionuar nga këmbëngulja e qytetarëve në protestë. Vijnë me dhjetëra mijëra dhe qëndrojnë me orë të tëra. Pjesë më e bukur, marshimi në rrugët e Tiranës, që ngre peshë zemrat e qytetarëve.
Ajo që po ndodh, nuk mund të mos ketë efekte të mëdha. Kam bindjen se do ta rrëzojë qeverinë e korruptuar të Ramës dhe establishmentin e vjetër që përfaqësohet nga Rama dhe Berisha.
Janë njerëz të moshave, profesioneve, besimeve të ndryshme, shumica dërrmuese janë njerëz që nuk kanë marrë ndonjëherë pjesë aktive. Si aktivistë të “Lëvizjes Bashkë” kemi qenë që ditën e parë si qytetarë këtu. Populli dhe shoqëria janë heterogjene dhe kësisoj nuk mund të jetë ndryshe protesta.
Në çdo vend minimalisht demokratik, qeveria do të jepte dorëheqjen. Asnjë qeveri nuk mund të mbrohet duke thënë kemi marrë kaq vota. Qeveritë japin dorëheqjen kur shoqëria ngrihet masivisht në protestë.
Krahasojini nesër antimitingun e Ramës nesër, me protestën e qytetarët. Nëpunësit e administratës kam përshtypjen do të jenë me trup te anti-mitingu dhe me zemër me qytetarët.
Kjo që po ndodh është përtej të zakonshmes, përtej asaj që ka imagjinuar edhe më i guximshmi.
Jam prej 12 ditësh me orë të tëra me protestuesit.
Këto janë protestat e shekulli të 21-të edhe në Evropë. Janë protesta heterogjene, është shumësi që vetë-organizohet”- tha ndër të tjera Qori.