AKTUALITET, 9 Maj 2024, 15:23

Qëndroi 2 orë në SPAK, Baton Haxhiu: Intervistova një hetues

Qëndroi 2 orë në SPAK, Baton Haxhiu: Intervistova një hetues

Për gati dy orë, gazetari Baton Haxhiu ka qenë sot në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Haxhiu pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ka thënë se ka qenë atje për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm.

“Isha për të intervistuar një prej hetuesve për një lajm. Kaq mund të them. Ju thashë që kam hyrë për intervistim. Nuk kisha fletë-thirrje. Kjo nuk ka lidhje me fletë-thirrje”, pohoi ai për gazetarët, teksa shfaqej i qeshur dhe i veshur sportiv, me kapele dhe syze.