AKTUALITET, 15 Prill 2026, 09:56

"Qëlloi me armë në mes të koncertit"/ SPAK lëshon urdhërarrest për Mir Pepën, biznesmeni për të cilin u përleshën motrat Berisha me modelen Klea Prenga

"Qëlloi me armë në mes të koncertit"/ SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në vend.

Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe për Jetmir Pepën, pronar i kompanisë “Pepa Group”.

Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët pasi ka qenë në lidhje me disa nga modelet shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

Pepa është gjithashtu ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga. 

Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Mir Pepa është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert. Prej janarit 2025, Mir Pepa rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.

Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, i cili ishte i mbushur plot me të rinj që po festonin natën e ndërrimit të viteve dhe më pas u largua.