AKTUALITET, 29 Mars 2024, 08:56

Qëllohet me armë drejt makinës së avokatit në Memaliaj

Qëllohet me armë drejt makinës së avokatit në Memaliaj

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të plagosur. Mësohet se është qëlluar ndaj makinës së avokatit A.Z.

Burimet shpjegojnë se shkak ka qenë një konflikt për pronat.

Vëllai i avokatit të identifikuar me inicialet A.Z ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Mbrëmjen e djeshme makina e avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.