AKTUALITET, 24 Prill 2026, 13:40

Qarkullonte i armatosur nëpër qytet me makinë, arrestohet 30-vjeçari! Akuzat ndaj tij, i sekuestrohet edhe automjeti

Qarkullonte i armatosur nëpër qytet me makinë, arrestohet

Qarkullonte nëpër qytet i armatosur në makinën e tij, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar në Sarandë.

Policia vendore pas arrestimit sekuestroi edhe armën e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjetin. I ndaluari është D.Ziflaj, banues në qytetin bregdetar.

“Bazuar në informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njoftoi policia sot (24 prill).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet. 

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme”.