AKTUALITET, 24 Janar 2026, 11:20

Qarku i Shkodrës/ Borë dhe temperatura të ulëta në zonat malore, këshilla për drejtuesit e mjeteve

Qarku i Shkodrës/ Borë dhe temperatura të ulëta në

Reshjet e borës vazhdojnë të bien në zonat malore të Qarkut të Shkodrës, duke përfshirë Bogën dhe Thethin, ku intensiteti i tyre është i ulët, ndërsa temperaturat mbeten të ulëta.

Mjetet borëpastruese të kompanive kontraktore janë në terren, duke siguruar mirëmbajtjen e akseve rrugore dhe mbajtjen e qarkullimit të mjeteve të hapur.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë, duke shtuar kujdesin gjatë qarkullimit në këto rrugë malore.