TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Armand Bajrami ka reaguar në lidhje me tubimin që po mbahet pasditen e kësaj të mërkure para GJKKO, aty po zhvillohet edhe seanca për vlerësimin e masës për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët e tjerë.
Në një postim në rrjete sociale, Bajrami sjell në vëmendje mungesën e kordonit policor që vendoset zakonisht në tubime për të ruajtur institucionet.
"Dikush t'i thote Policisë së Shtetit, që po zhvillohet nje tubim para godinës së Gjykatës së Posaçme.
Ku është ai kordoni policor i ruajtjes së institucionit",- shkruan Bajrami në fb, krahas videos së tubimit të punonjësve të administratës së Bashkisë.
Ndërkohë mësohet se vetë GJKKO ka kërkuar që të vendoset një kordon policor për ruajtjen e institucionit, por nuk i janë vendosur në dispozicion asnjë nga forcat e FSHN apo policë.