AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 09:54

Punonjësi i portit të Durrësit gjendet i djegur nga kolegët, dyshimet e para për ngjarjen

Punonjësi i portit të Durrësit gjendet i djegur nga

Gjendet i djegur një punonjës i portit të Durrësit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një person ende i paidentifikuar, rreth moshës 50 vjeçare, u gjet nga kolegët e tij i djegur, pranë rezistencës ku ngrohej.

Viktima është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë të Portit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dyshohet që viktima të ketë pësuar infarkt.

Ai më pas ka rënë mbi rezistencë ku dhe është djegur.