AKTUALITET, 20 Prill 2024, 09:55

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi dhe humbi jetën, shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi dhe humbi

Ditën e djeshme një punonjës i bashkisë në Elbasan humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi teksa po riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit.

Lidhur me ngjarjen, është proceduar penalisht një 55-vjeçar, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Gjithashtu u shpall në kërkim një 54-vjeçar, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në bashkinë e Elbasanit. 

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.