AKTUALITET, 11 Prill 2024, 13:42

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi i ashpër me Xhaçkën: Nga drejtësia fshihen vetëm kriminelët

“Pse lidhesh pas pantallonave të Ramës?”, Bardhi i

Pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi, u shpreh se ajo duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e të mos fshihet pas kryeministrit Rama.

Gazment Bardhi: Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës. Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.