AKTUALITET, 20 Janar 2026, 10:07

“Pse i jep makinës kështu?! Do të bëjmë aksident”/ Sherr se kush do kalojë i pari me makinë, i riu goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin

“Pse i jep makinës kështu?! Do të bëjmë

Një sherr mes dy personave se kush duhet të kalonte i pari rrugën ka sjellë vdekjen një 57-vjeçari të identifikuar si Petrit Ndou.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku Andi Vokri, 28-vjeç ka qëlluar me çekiç 57-vjeçarin.

I riu banues në Thumanë është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë. 

Mesohet se autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.