AKTUALITET, 22 Prill 2024, 11:36

Protestuesve të arrestuar iu ndalua pjesëmarrja në protestë, Flamur Noka: E padëgjuar në 33 vite

Protestuesve të arrestuar iu ndalua pjesëmarrja në protestë,

Pasi gjykata liroi protestuesit e arrestuar pas tubimit te Bashkia e Tiranës, por me një kusht që mos të merrnin pjesë në protesta të tjera, vjen reagimi nga demokrati Flamur Noka. Ky i fundit tha për mediat se kjo masë ishte e padëgjuar në 33 vite.

Flamur Noka: “Pasi iu turrën duke i dhunuar dhe marrë peng prej kaq ditësh, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë, sot në shtetin e Ramës nëse proteston kundër hajdutëve je i paligjshëm, nëse vjedh ke bekimet e autoriteteve. Masa e marrë nuk është dëgjuar në 33 vite.

U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës.

A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, sepse do të përballen me opozitën. Veliaj do të kërret nga aty ku është sepse përfaqëson babëzinë.”