AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 18:48

Protestuesit “zbarkojnë” në Bulevard, thirrje kundër Ramës: Dorëhiqu!

Protestuesit “zbarkojnë” në Bulevard, thirrje kundër

Mbahet sot protesta e 11-të. Protestuesit kanë mbërritur tashmë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “pushtuar” nga mijëra qytetarë, që kërkojnë revolucion dhe largimin e kastës së vjetër politike.

“Nga Çamëria në Mollë të Kuqe, jemi shqiptarë”, “Nuk i ke larë hesapet me studentët”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama jep dorëheqjen”, “O sot o për 148 vjet”, janë disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.