TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë kanë zbarkuar në rrugët e Tiranës dhe po protestojnë kundër qeverisë Rama dhe klasës politike, ndërsa kryefjalë e tubimit të tyre është dorëheqja e kryeministrit.
Teksa qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit u shpërndanë në turma, duke marshuar në zona të ndryshme. Një shenjë solidarizimi dhe krejt ndryshe nga protesta te tjera ishte solidarizimi i drejtuesve të mjeteve, të cilët vazhdimisht iu binin borive, ndërsa disa të tjerë fikën mjetet dhe për asnjë rast nuk pati përplasje apo tension.
Disa prej shoferëve të mjeteve apo pasagjerët, kanë dalë nga mjetet dhe kanë përshëndetur protestuesit.