TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD i është përgjigjur nga oborri i sallës së Kuvendit interesit të medias për thirrjet e protestuesve afër selisë së PD, ku brohorisnin "Opozitë e shitur" dhe "Rama n'burg, Berisha n'burg".
Pyetje: Zoti Berisha, ditën e djeshme në fund të protestës qytetare për më shumë se 3 orë në kryeministri, protestuesit u ndalën edhe pranë selisë së Partisë Demokratike me thirrjet opozitë e shitur. Keni ju një përgjigje për ta apo një koment?
Sali Berisha: Absolutisht çdo protestues ka të drejtë të thotë ç'të dojë dhe askush nuk i ndërhyn.
Natyrisht nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shërbëtorë të qeverisë dhe kjo është tjetër.
Pra, çdo qytetar i lirë në opozitë ka të drejtë të hedhë sloganin që do, çfarë mendon, çfarë thotë.
Kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës, ata janë mjerimi i politikës.