AKTUALITET, 16 Qershor 2026, 20:29

Protestë qytetare në Korçë/ Turistët holandezë në mbështetje të protestuesve: Të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë dhe të luftojnë për të ardhmen e tyre

Protestë qytetare në Korçë/ Turistët holandezë

Korça ka vijuar edhe këtë të martë protestën qytetare kundër qeverisë. Ndonëse me një pjesëmarrje të kufizuar, qytetarët e mbledhur në shesh kanë shfaqur vendosmërinë për të vijuar qëndresën e tyre, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare.

Një moment i veçantë i tubimit të sotëm ishte prania e disa turistëve nga Holanda, të cilët iu bashkuan protestuesve në shenjë mbështetjeje për kauzën qytetare.

Gjatë qëndrimit të tyre në shesh, vizitorët holandezë përcollën një mesazh inkurajues për të rinjtë shqiptarë, duke i ftuar ata të mos largohen nga vendi, por të qëndrojnë dhe të angazhohen për ndërtimin e së ardhmes së tyre në Shqipëri.

Pjesëmarrja e turistëve të huaj u konsiderua nga protestuesit si një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kauzat qytetare dhe demokratike.