AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 14:17

Protestë më 11 Shkurt/ Berisha jep porositë për grupin parlamentar: Nuk duhet dështim!

Protestë më 11 Shkurt/ Berisha jep porositë për grupin

Një ditë pasi njoftoi protestë kombëtare më 11 shkurt përpara Kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha i ka dhënë porosi grupit parlamentar se kanë detyrë që të sqarojnë qytetarët pse është jetik ajo që opozita e quan “revolucion”.

“Rrethanat janë të tilla. O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik lëvizje të qëndrueshme të fuqishme deri në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Rama kalbësirë që kundërmon çdo ditë. Turp, turp për çdo shqiptar, është një kalbësirë, që kundërmon vjedhje për çdo shqiptar.

Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat e dialog intensiv me zgjedhësit tanë, tu qartësojmë gjithçka.

Pse është jetike kjo betejë, do e dorëzojmë ne? Kurrë! Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, ky do njohë vetëm fitore, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri”, theksoi Berisha.

Sali Berisha: Dje deputeti Gaz Bardhi dërgoi padi, përgjigja ishte na sill aktpadinë. Nuk mjaftojnë për SPAK gjithë moria e të dhënave të shtypit botëror e shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi akt padinë që ta lexojë SKAP i partisë.

Drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por drejtësia është pjesë e kësaj dosje pasi Mc Gonigal drekonte e darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla etj por me gjykatës e krerët e drejtësisë me prokurorë, merrej dhe me veting ku të donte Edi Rama.

A përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Një duhet tu them, Rama nuk njeh asnjë normë, njeh vetëm një parim, kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët, sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit e opozitës në Shqipëri.

Ai beson se do tja dalë, me produktet e krijuara me McGonigal. E jo vetëm me të.

Rrethanat janë të tilla. O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik lëvizje të qëndrueshme të fuqishme deri në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Rama kalbësirë që kundërmon çdo ditë. Turp, turp për çdo shqiptar, është një kalbësirë, që kundërmon vjedhje për çdo shqiptar.

Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat e dialog intensiv me zgjedhësit tanë, tu qartësojmë gjithçka.

Pse është jetike kjo betejë, do e dorëzojmë ne? Kurrë! Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, ky do njohë vetëm fitore, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri.