TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit, por edhe për të shprehur më gjerë pakënaqësitë me klasën politike.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin slogane kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.
“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi një nga akset kryesore të kryeqytetit.
Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme përgjatë itinerarit të protestës. Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit.