AKTUALITET, 12 Korrik 2026, 12:10

Protestë edhe në koncertin e Kanye West, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen! (VIDEO)

Protestë edhe në koncertin e Kanye West, jehon thirrja: Rama jepe

Qytetarët kanë “marrë nën kontroll” edhe koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke e shndërruar për disa momente eventin në një vazhdim të protestës që prej 43 ditësh zhvillohet në Tiranë me kërkesën për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Mes mijëra të rinjve të pranishëm në koncert ka jehuar “Rama jep dorëheqjen”, i cilësuar tashmë si “himni i verës 2026”. Brohoritjet, që dëgjohen çdo mbrëmje para Kryeministrisë, u përsëritën edhe gjatë koncertit, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur turma i bashkohet në kor thirrjeve kundër kryeministrit.


Koncerti është shoqëruar me polemika që prej njoftimit të organizimit të tij, pasi qeveria vendosi ta financojë me 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit, një vendim që ka shkaktuar kritika të shumta për përdorimin e parave publike për një aktivitet privat.

Ndërkohë, protesta qytetare ka hyrë në ditën e 43-t, duke u kthyer në një nga mobilizimet më të gjata të viteve të fundit. Edhe mbrëmjen e kaluar, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)