AKTUALITET, 22 Mars 2026, 11:25

Protesta e PD-së do të jetë pa fjalime, blindohet Kryeministria

Protesta e PD-së do të jetë pa fjalime, blindohet Kryeministria

Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 para kryeministrisë protestën e saj kombëtare të radhës.

Gjatë protestës së sotme nuk do ketë fjalime pasi në shesh vërehet mungesa e podium.

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës.

Ndërkohë ditën e djeshme kryedemokrati Sali Berisha zbuloi se deputetët do të bashkohen me protestuesit e zonës së tyre.

Në fokus të tubimit janë kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protesta e kësaj të diele përkon me festën e Sulltan Novruzi, ndërsa demokratët i kanë dhënë edhe një simbolikë historike, duke e lidhur me 22 marsin e vitit 1992, datë që shënon fitoren e tyre në zgjedhjet e para pluraliste pas rënies së komunizmit.

Një ditë më parë, kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si kryengritjen më të madhe paqësore të opozitës.