AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 17:21

Protesta te Kryeministria, ministri i Brendshëm shkon në zyrë 20 minuta para tubimit

Protesta te Kryeministria, ministri i Brendshëm shkon në zyrë 20

Protesta e opozitës pritet të nisë pak pas çastesh. 

Teksa Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e institucioneve dhe mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pa teksa kalonte rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe shkonte për në zyrën e tij.

I shoqëruar edhe nga truprojat, i veshur civil dhe jo me kostum zyrtar, rreth orës 16:40 ai u pa teksa përshëndetej me efektivët në detyrë para dikasterit, vetëm pak çaste para se të hynte në derën kryesore.