AKTUALITET, 8 Shkurt 2025, 20:00

Protesta te Kryeministria/ Ekspertët mbledhin prova pas hedhjes së tymueseve nga mbështetësit e Berishës

Protesta te Kryeministria/ Ekspertët mbledhin prova pas hedhjes së

Pas protestës së thirrur nga Berisha në sheshin para kryeministrisë, ekspertët të policisë kanë mbërritur para godinës së qeverisë.

Ka nisur kështu mbledhja e provave, pasi mbështetësit e Berishës hodhën mjete piroteknike gjatë fjalës së ish kryeministrit.

Si pasojë tre efektivë të policisë mbetën të lënduar ndërsa dy prej tyre u dërguan në spitalin e Traumës.