TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Regjisori Edmond Budina deklaroi nga protesta e opozitës se në bashkinë e Tiranës dhe në qeveri janë një bandë mafiozësh.
Budina theksoi se koha e fjalëve ka mbaruar dhe se qeveritarët duhet që të largohen nga postet e tyre.
“Këta qeveritarë duhet të shporren. Koha e fjalëve ka mbaruar, duhet të ikin. Kjo është banda e mafiozëve. Duhet që të ikin, ne jemi këtu për fitore. Unë nuk bëj pjesë në asnjë pjesë shoqërie që bën keq. Ne jemi këtu kundër kësaj bande mafioze.
Policia e Shtetit t’i thërrasë mendjen, të jetë me qytetarët. Qytetarët do ta çojnë këtë kauzë përpara. Veliaj atje në burg e ke vendin në burg. Qytetarë të Tiranës, këtu është banda mafioze, e kam vezën e do ua hedh, meritojnë gjithçka.”, tha Budina.