AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 21:02

Protesta, reagon Meta: Madhështore! Nën udhëheqjen e opozitës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën betejën pa kthim

Protesta, reagon Meta: Madhështore! Nën udhëheqjen e

Edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht në protestë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka mbështetur atë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se tubimi ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje të pluralizmit.

Sipas Ilir Metës, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.