AKTUALITET, 3 June 2026, 13:19

Protesta për ‘Zvërnecin’, Rama: Luftë hibride, orkestrohen situata duke përdorur çështjet mjedisore! S’kam asnjë arsye t’ia heq qafe Shqipërisë këtë projekt

Protesta për ‘Zvërnecin’, Rama: Luftë hibride,

Luftë hibride, e quajti kryeministri Rama protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ai tha se çështjet e ambientit shfrytëzohen për shkak të ndjeshmërisë së tyre për të nxitur qëndrime kundër zhvillimit. Rama tha se resortet luksoze janë domosdoshmëri për të rritur ekonominë dhe nuk do t’ia heqë Shqipërisë qafe me vetëdije këtë projekt.

“Kush nuk ka kuptuar akoma këtë nuk ka për ta kuptuar as me fjalën e agjencive ligjzbatuese. Dihet botërisht sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s, kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë shumë të fortë se nga vijnë e ku shkojnë, por ky është një territor i luftës hibride që zhvillohet që ka ardhur edhe në vendin tonë. Janë të panumërta burimet e botës demokratike sesi kanë nxjerrë raporte e studime sesi forcat kundër BE dhe kundër vendeve që i duan nën sqetull, organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur çështjet e ambientit që ka sensibilitet shumë të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë dhe orkestrohen ustallarë si ata në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar.

Nuk ka fare dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do të marrë atë që i takon, Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin atë që u takon për të rritur ekonominë. Injoranca nuk është asnjëherë argument dhe duke qenë se i druhem shumë injorancës sime, i druhem për shumë fusha që s’kam si t’i njoh vetvetiu dhe t’i shkoj pas Berihait, lexoj shumë. Duhet të përballem me njerëz që thonë çfarë na duhen ne resortet luksoze? Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhura më të larta nga turizmi. Mund të pyesni ChatGPT. Do të marrë përgjigjen që resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për të. Nuk kam asnjë arsye që të mendoj se me vetëdijen time, Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt”, tha Rama.

Thirrjet “Rama në burg”, kryeministri reagon dhe akuzon protestuesit: Janë honxho-bonxho, film i parë, por ata presin një fund të ndryshëm!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve që me thirrjet e tyre dhe pankartat kërkojnë burg për të dhe për kreun e opozitës Sali Berisha për shkak të tjetërsimit dhe shitjes së tokave të Shqipërisë dhe rastit më të fundit të Zvërnecit.

Ai i cilësoi jo vetëm manipulatorë protestuesit dhe ata që i udhëhiqnin, por edhe “ronxho-bonxho” (sharlatanë, të paaftë dhe inkopetentë) të një filmi që është parë dhe ka të njëjtin fund.

“Përsa i përket burgut është një pyetje që meriton vetëm një koment nga ana ime. Koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë është kohë që e kemi lënë shumë pas. Dhe unë jam njeriu që me krenari kam udhëhequr betejën historike të shqiptarëve, për shqiptarët dhe gjithë të tjerët njësoj, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture e cila është krejtësisht e pavarur nga unë dhe e cila bën punën në shërbim të drejtësisë. Kështu që janë krejtësisht gjëra të ndara. Dhe kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve dhe kjo mua s’më bën përshtypje fare, janë film shumë i vjetër dhe që ka gjithmonë të njëjtin fund. Ajo që më vjen keq me ata që vazhdojnë t’i shkojnë nga mbrapa atyre ronxho-bonxhove të tjerë që shkojnë poshtë dritares si profesionistë është njësoj sikur ata që shikojnë të njëjtin fil dhe mezi presin që fundit të jetë ndryshe dhe personazhi i tyre të triumfojë, nuk ndodh kjo, është një fil me fund që e kanë parë të gjithë”, u përgjigj kryeministri ndaj një prej pyetjeve të gazetarëve në daljen e sotme para mediave pas mbledhjes së Qeverisë.

Më tej ai theksoi se u bënte thirrje atyre protestuesve që vërtetë ishim ambientalistë dhe kishin rënë preh e manipulimit që të mos e vazhdonin këtë lojë ehde për kërkesën e dorëheqjes, duke iu përgjigjur një tjetër pyetje nga gazetarët për kërkesat e protestuesve.

“Unë u përgjigja ndaj atyre që thonë duam dorëheqjen pa kushte, sepse unë nuk i kam ftuar ata, unë nuk kam ftesë për ta, ata janë pjesë e manipulatorëve. Unë e kam me atë pjesë të atyre që dalin në bulevard dhe që nuk kanë lidhje me manipulatorët”, tha ai.

Gjithashtu Rama reagoi edhe për ndërhyrjet nga forcat e huaja, si Agimi i Artë në protestën e Zvërnecit, që ai e quajti “lufta hibride” nga forca që nuk i duan vendet e BE-së apo ato që po integrohen në Union, si Shqipëria.

“Edhe brenda NATO-s kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik që do të thotë se kemi pasqyrë të plotë se nga vijnë dhe ku shkojnë por natyrisht ky është territor i luftës hibride që kemi dëgjuar edhe nga vendet e tjera dhe kanë ardhur edhe në vendin tonë. Janë të panumërta burimet që kanë nxjerrë se si forca që kanë kundër vendeve të BE-së kundër vendeve që nuk janë nën sqetull dhe nxisin situata të kësaj natyre dhe duke përdorur në radhë të parë çështjet e ambientit sepse kanë sensibilitet sepse në çështjet e ambientit bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë që orkestrohen nga ustallarët si ata të Agimit në emër të shqiptarëve, me vajza e djem të rinj me qasje atdhedashurie ndaj natyrës. Këtë dinë këto forca dhe kjo është luftë hibride”, tha ai.

Kryeministri e vijoi diskursin e tij duke shpjeguar se çfarë sjell kjo luftë hibride në ekonominë shqiptare.

“Nuk ka dyshim që kjo luftë hibride do mbarojë dhe gjithsecili do marri atë që i takon dhe shqiptarët do marrin po atë që i takon, investimin, rritjen e të ardhurave, rritjen e ekonomisë. Injoranca nuk është argument, unë i druhem injorancës time se duhet të flasë për shumë fusha, lexoj shumë, mësoj shumë, sepse mbaj përgjegjësi për ato që them. Sepse përballemi me njerëz që thonë çfarë na duhen ne resortet luksoze, është e kundërta, sepse ato sjellin më shumë të ardhura ekonomike, aq më tepër që sot të rinjtë kanë edhe ChatGPT dhe Inteligjencën Artificiale dhe mund ta pyesin, pse mund ta pranoj unë resortin luksoz? Dhe do marrin përgjigje se resorti do marrë të ardhura edhe për këtë, është me fakte, edhe nga organizatat ndërkombëtare, se 1 euro që hyn në resortin luksoz konvertohet në 1,6 euro në ekonominë e atij vendi. Është realitet tjetër, ku vijnë njerëzit, shfrytëzojnë produktet, fermerët dhe bizneset rreth e rrotull. Rritja e ekonomisë rrit të ardhurat e shtetit dhe paguhen rrogat e pensionet, rriten edhe ato nga shteti”, tha kreu i qeverisë.

Për drejtuesin e mazhorancës në pushtet, krahasimi ëhstë i thjesht dhe shembulli më i mirë mbetet Mali i Zi.

“Nuk ka nevojë për mend kjo, pasi mjafton të shohim Malin e Zi. Nuk prodhon raketa, nuk ka zhvillim të teknologjisë dixhitale si vendet e tjera, çfarë prodhon, kush është motori i Malit të Zi? Patjetër turizmi, ndaj ka edhe rroga e pensione të larta. Ne kemi qenë mysibet në krahasim me Malin e Zi. Përgjigja është e thjeshtë, resortet luksoze, kaq e thjeshtë është. Nuk kam asnjë dilemë apo arsye të mendoj se Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt”, u shpreh ai.