AKTUALITET, 30 Prill 2024, 18:47

Protesta para bashkisë/ Këshilltarët e opozitës tentojnë të futen brenda (Video)

Protesta para bashkisë/ Këshilltarët e opozitës

Protesta e opozitës ka nisur prej orës 16:30, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje me policinë, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar të futen brenda ambienteve të bashkisë.

Tedi Blushi, por edhe këshilltarë të tjerë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, për t’u futur brenda, por nuk janë lejuar.

Këshilltarët e opozitës thonë se në mënyrë të paligjshme është lejuar të futet brenda Erion Veliaj, ndërsa ata nuk po lejohen.

Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Bashkiak ku mori pjesë edhe Veliaj u zhvillua online.