AKTUALITET, 26 Prill 2024, 21:18

Protesta para Bashkisë, Berisha: Beteja e sotme i tregoi Veliajt se nuk ka Duman që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit

Protesta para Bashkisë, Berisha: Beteja e sotme i tregoi Veliajt se nuk ka

Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti protestuesit që morën pjesë në tubimin para Bashkisë së Tiranës sot.

Berisha tha se ata i treguan Erion Veliajt se është në rrethim dhe nuk shpëton kurrë. Ai shtoi se beteja tek bashkia, siç e quajti ai, ishte 'zgalemi', siç tha ai, i fitores së opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, qytetare dhe qytetarë, misionarë të vërtetë të guximit, shpresës dhe dinjitetit njerëzor. Një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve tuaj në platformën e të vërtetës. 

Por një përshëndetje të përzemërt atyre qindra e qindra qytetarëve që ngritën sot peshë zemrat e mbarë qytetarëve të Tiranës.

Përshëndetje atyre djemve, vajzave, burrave dhe grave, të rinjtë, të moshuarve, intelektualëve, punonjësve, punëtorëve që sot çanë rrethimin dhe i treguan Erion Veliajt se je në rrethim dhe nuk shpëton kurrë.
Beteja tek bashkia ishte zgalemi i fitores tonë. Beteja e sotme i tregoi kryehajdutit të shpifur se për të në atë bashki nuk ka vend.

I tregoi atij shpifaraku, hajdut i shpërfytyruar se gjyqi do i bëhet në sheshin Skënderbej. I tregoi atij se nuk ka Duman dhe Zaman në botë që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit, verdikti i qytetarëve.

Ndaj dhe unë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë, për të gjithë ata që çanë rrethimin, për të gjithë ata që me fjalët e tyre ndezën zemrat e protestuesve, të qëndrestarëve, në betejën e sigurt drejt fitores të forcave opozitare.